Kush jemi Ne?

F&M Reklama pati fllimet e saj modeste në vitin 2007, me një aktivitet i cili u konsolidua dhe u përmirësua me kalimin e kohës, duke u shfaqur tashmë si një nga partnerët më seriozë për një numër të madh biznesesh në Shqipëri.

Që në fllim të rrugëtimit të saj, dy vëllezërit Faolt & Marin Pahija, të cilët themeluan këtë kompani, ndoqën një strategji të diferencimit të produktit  duke u orientuar nga kërkesat e tregut nevojat dhe dëshirat e klientëve.

Në proçesin e rritjes së saj stafi është shtuar në mënyrë progresive dhe është specializuar në fushën e prodhimit të reklamave duke ofruar profesionalizëm, eksperiencë dhe përmirësim të produkteve nëpërmjet teknologjisë.

Sot F&M Reklama është një nga operatorët kryesorë në tregun e reklamave në Shqipëri, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime digitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.

Eksperienca dhe punimet e kësaj kompanie janë të medha dhe shërbejnë si një garanci më shumë për besueshmerinë ndaj tyre. Vitet e fundit kjo kompani është zgjeruar në prodhimtarine e saj me nje fabrike e cila ka një kapacitet prodhimi të lartë për të përballuar cdo porosi, si edhe një showroom modern në qëndër të Tiranës.

Sllogani i kësaj kompanie, bazuar në eksperiancat e saj reale, përfaqëson atë çka vërtetë këtë kompani e dallon:

Menaxhimi i burimeve njërëzore

F&M Reklama vlerëson si një nga asetet më të rëndësishme të suksesit të saj punonjësit.
Të qënit pjesë e kësaj kompanie do të thotë të jesh pjesë e një bashkësie ku mund të arrish diçka më të madhe se ajo që mund të arrihet vetëm.
Për ata, ajo zhvillon shumë programe trajnimi për të rritur kualifikimin e punonjësve, cilësinë në shërbim, negocimin me klientë, shitjen, menaxhimin e situatës dhe etikën në komunikim.

--- Arritjet në kompanine tonë janë rezultat i përkushtimit të secilit nga ne.

Vizioni i kompanisë

Të ndërtojmë një kompani publicitare lider në tregun shqiptar, e cila do të ofrojë produkte dhe shërbime në fusha të ndryshme të reklamimit.
Të krijojmë një emër dhe një standart që të njihet dhe të shërbejë në të gjithë rajonin e Ballkanit si dhe tregun global.

Misioni i kompanisë

Ndjekja e një strategjie diferencimi me anë të kreativitetit, cilësisë së produkteve, shërbimit duke i ofruar këto si vlera premium.
Dëshirojmë të krijojmë diçka të re ose të paktën të bëjmë më mirë atë që e ka bërë dikush më parë.

Kultura e kompanisë

Korrektësia, respekti, komunikimi, besueshmëria si dhe vlera më kryesore, stafi i përkushtuar, i kënaqur dhe që vepron drejtë me klientët dhe bashkëpuntorët.
Vlerat dhe besimi jonë drejtohen nga një force e fuqishme e rritjes e cila udhëheq çdo veprim me të cilin ndeshemi.