Job Category: Account Manager
Job Type: Full Time
Job Location: FM Reklama * ShowRoom
FM Reklama me një eksperiencë 19 vjeçare në tregun e reklamave në Shqipëri, ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime digitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.
Ne jemi në kërkim të një personi ambicioz me pasion për shitje në projekte kreative, që dëshiron të rritet profesionalisht në një ekip dinamik.
Detyrat:
- Dëgjon me vëmendje kërkesat e klientit në kontakt direkt apo nëpërmjet telefonit ose email-it;
- Komunikon në mënyrë profesionale zgjidhjet më të mira për kërkesën;
- Synon të negociojë dhe të realizojë shitjen;
- Ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientët;
- Zgjeron & Menaxhon një portofol të caktuar klientësh;
- Delegon me përgjegjshmëri tek kolegët përkatës sipas situatave;
Edukimi
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor (Administrim Biznes, Marketing, Komunikim, Inxhinieri ose degë të ngjashme). Trajnime në shitje/marketing përbëjnë avantazh;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe në të shkruar;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Eksperienca në agjenci reklame ose kompani prodhimi përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme;
- Njohja e rrjeteve sociale dhe kanaleve online të shitjes përbën avantazh
- I gatshem për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
- Orientim drejt rezultateve dhe objektivave të shitjes
Çfarë ofrojmë?
- Trajnime specifike në lidhje me anët teknike të produkteve, shërbimeve dhe të projekteve të ndryshme.
- Një ambient shumë pozitiv, me njerëz energjikë që kanë dëshirë të zhvillohen, që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë të gatshëm të ndihmojnë kolegët në zgjidhjen e problematikave.
- Kushte financiare të favorizuara për tregun ku operojmë.
- Mundësi rritjeje në karrierë
- Pagë bazë + komision mbi shitjet
- Përfshirje në projekte reale me klientë të ndryshëm
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit që ndodhet në këtë faqe, ose dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected].
Për më shumë informacion, kontaktoni në numrin e telefonit: 067 600 0157.
