Kush jemi Ne?
F&M Reklama është një kompani serioze dhe e konsoliduar në tregun e reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale. Ajo ka një eksperiencë prej 10 vitesh në projektim, prodhim dhe montim në këto fusha. Gjatë këtyre viteve, kompania ka treguar vendosmëri, pasion, përkushtim për arritjen e kënaqësisë së klientëve duke u dhënë atyre më të mirën.
Gjithçka nisi në 2007 si një aktivitet i thjeshtë duke ndjekur strategjinë e diferencimit të produktit, bazuar në nevojat e tregut dhe dëshirat e klientëve. Që nga ajo kohë, idetë ishin mëse të qarta se ku parashikohej të pozicionohej kompania. Gjatë kësaj periudhe, stafi është zgjeruar dhe specializuar duke ofruar profesionalizëm, eksperiencë dhe produkte cilësore përmes pajisjeve të teknologjisë së lartë. Përkushtimi dhe puna e palodhur ngritën një kompani, e cila sot zë një vend të rëndësishëm në industrinë e reklamave.
Sllogani i kësaj kompanie, bazuar në eksperiancat e saj reale, përfaqëson atë çka vërtetë këtë kompani e dallon:
Menaxhimi i burimeve njërëzore
F&M Reklama vlerëson si një nga asetet më të rëndësishme të suksesit të saj punonjësit.
Të qënit pjesë e kësaj kompanie do të thotë të jesh pjesë e një bashkësie ku mund të arrish diçka më të madhe se ajo që mund të arrihet vetëm.
Për ata, ajo zhvillon shumë programe trajnimi për të rritur kualifikimin e punonjësve, cilësinë në shërbim, negocimin me klientë, shitjen, menaxhimin e situatës dhe etikën në komunikim.
--- Arritjet në kompanine tonë janë rezultat i përkushtimit të secilit nga ne.
Vizioni ynë
Të bëhemi një markë e mirënjohur në industrinë e reklamave duke ofruar një vlerë të shtuar tek klientët tanë.
Misioni ynë
Të ofrojmë produkte dhe shërbim cilësor te klientët tanë përmes kreativitetit, cilësisë së produkteve dhe kujdesit të treguar në realizimin e reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale.
Kultura e kompanisë
Komunikimi, integriteti, respekti, përgjegjësia dhe bashkëpunimi mes stafit për të realizuar çdo projekt që merret përsipër.