[ +]
Vite Partneritet
[ +]
Projekte të Suksesshme
Hotel Mercure – Zgjidhje Premium të Sinjalistikës dhe Brandimit të Brendshëm

Ky projekt për Hotel Mercure përfshin realizimin e reklamës së jashtme dhe elemente të përzgjedhura të brandimit të brendshëm, të dizajnuara për të përforcuar identitetin vizual të hotelit në pikat kyçe të kontaktit me mysafirët.

Në kuadër të këtij projekti, kemi realizuar shkronjat dhe logon tredimensionale me ndriçim LED, të cilat formojnë sinjalistikën kryesore të hyrjes së hotelit. Të realizuara nga materiale premium, rezistente ndaj kushteve atmosferike, këto elemente janë projektuar për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë dhe ndikim të fortë vizual në çdo kusht moti. Ndriçimi LED i integruar siguron dukshmëri optimale si gjatë ditës ashtu edhe natës, duke krijuar një prezencë profesionale dhe mikpritëse 24 orë në ditë.

Në kuadër të brandimit të brendshëm, janë montuar letra murale cilësore në dhomat e mysafirëve, të cilat pasqyrojnë gjuhën vizuale të markës dhe kontribuojnë në krijimin e një ambienti të rehatshëm, mikëpritës, estetik dhe koherent me identitetin e Hotel Mercure.

Ky projekt pasqyron qasjen tonë të fokusuar dhe të saktë ndaj branding-ut hotelier, ku çdo element realizohet me kujdes dhe profesionalizëm. Nga dizajnii deri te montimi final, ne ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme që rrisin dukshmërinë e markës dhe përmirësojnë përvojën e mysafirëve, pa kompromentuar standardet cilësore.

Jeni gati të bëni biznesin tuaj absolutisht të shndritshëm?

Discuss your next project with us…