Superbrands Albania 2018
Në 16 Prill, vlerësuesi i brandeve më të njohura dhe më të mira në vend, "Superbrands Albania" zhvilloi mbrëmjen Gala të ndarjes së çmimeve për markat më të fuqishme në vend, ku përtej punës së realizuar nga F&M Reklama për banerat e eventit dhe kupat e fituesve, kompania u vlerësua për të dytin vit radhazi me çmimin "Superbrand Albania" në fushën e reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale.
"Me realizimin e një prej fabrikave më të mëdha në Ballkan, tregon ngritjen në rrangun e një kompanie të konsoliduar me standarte të larta prodhimi dhe shërbime në fushën e reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale në treg, duke merituar për të dytin vit në radhë çmimin Superbrands"- shprehet Juria e Superbrands Albania.
Jemi të lumtur që ishim një nga 26 bizneset që u vlerësuan dhe motivuan me çmim për punën dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të treguar gjatë vitit 2018!